Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Nenad Rashiq me ironi thotë se duke parë ecurinë e mbarëvajtjes së tij, dialogu nuk do të përfundojë deri në vitin 2068, dhe për këtë e fajëson Bashkimin Evropian.
“Duke e ditur aftësinë e Bashkimit Evropian në këtë rast burokracinë e saj unë po pres që dialogu të vazhdojë deri në vitin 2068. Por, këtë po e them me ironi”, ka thënë kryetari Rashiq, për FrontOnline, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Sa i përket marrëveshjes së Asociacionit, sipas tij kjo e fundit është nënshkruar dhe se më nuk mund të refuzohet.
“Nëse e pranoni një ose dy, ose pesë a gjashtë pika të marrëveshjeve që janë nënshkruar kjo do të thotë që duhet t’i pranoni edhe ato pesë pika tjera të cilat janë të nënshkruara, por që nuk u zbatuan. Që do të thotë që konsideroj që marrëveshja nëse është bë dhe marrëveshjet të cilat nënshkruhen nuk prishen në mënyrë automatike në momentin kur vjen ndonjë administratë tjetër”, ka deklaruar ai./Gazeta “Enigma”/