Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, i cili e mbanë titullin doktor shkence në fushën e juridikut, ka dhënë alarm rreth gjendjen në sportin kosovar, ku vetë ai ka qenë pjesë si sh-sportist, e pastaj edhe asamblist në Komitetin Olimpik të Kosovës si delegat i Federatës së Taekwandos, ku ishte sekretar.
Ai ka thënë se në sportin kosovar, respektivisht në organizata sportive, ka keqpërdorime të mëdha, e po ashtu edhe vjedhje nga ana e udhëheqësve të tyre, për të cilët ka theksuar se do të shkonin në burg nëse shteti do t’i hetonte përmes një mënyre krejt të lehtë dhe të thjeshtë.
Berisha, nga përvoja e tij personale, ka treguar se kur iu ishin ofruar benefite në sport, vetëm që të mos fliste publikisht për parregullsitë që bëheshin, e që sipas tij, kjo vazhdon të ndodhë ende.
Shkrimi i plotë nga Durim Berisha:
“Sporti eshte sfera ne te cilen lulezon krimi i organizuar. I lene teresisht jashte vemendjes se organeve te drejtesise, aty bashkohen “te fortit” e te gjitha partive politike, prandaj nuk ja prishin pazarin fort njeri-tjetrit.
Ne vitin 2016 me Gazmend Preniqi dhe Maxhun Sh Berisha kemi pasur oferta te ndryshme vetem qe te qendrojme neutral. Njehere na kercenuan e kur e pane qe nuk i japim 5 pare per ta, filluan ofertat finaciare, ofertat per pozita t’ndryshme… mirepo asnjehere nuk hoqem dore nga parimet per nje perfitim personal.
Do te mjaftonte nje hetim miminal dhe shume krere te shoqatave te sportit do te perfundonin ne burg se bashku me ish-ministrat e sportit dhe stafin e tyre.
Ne sport vjedhet ashiqare, sepse shumica e udheheqesve te shoqatave te sportit nuk dine asnje e-mail me e hap e nuk dine as me e fshehe kriminalitetin, mirepo ne mungese te kontrollit ata bejne çka te duan.
Mos ju besoni ketyre qe qyrraven kinse nuk ka pare ne sport. Çdo vit jane ndare miliona. E kryesisht per keta qe qyrraven e vajtojne se kinse shteti nuk i ka mbështetur”.