Ish-këshilltari i Donald Trumpit: Prishtina ka të drejtë të mos pranojë ndryshimet e kufijve

Ish-këshilltari i Donald Trumpit: Prishtina ka të drejtë të mos pranojë ndryshimet e kufijve

Diplomati amerikan dhe njëherit ish-këshilltari për siguri kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, gjatë një interviste dhënë për Kosovo online, ka folur për çështje të ndryshme sa i përket Ballkanit Perëndimor, bisedimeve Kosovë-Serbi e deri te ideja e shkëmbimit territorial që një vit më parë ishte bërë kryetemë e mediave vendore e botërore.

Sipas Bolton është e rëndësishme të dihet se çfarë qëndrimi do të ketë administrata e presidentit amerikan Joe Biden sa i përket Ballkanit, duke theksuar që aktualisht kjo administratë po merret më shumë me politika të brendshme sesa ato të jashtme.

I pyetur nëse marrëveshja e Washington është e “vdekur” pasi kryeministri Kurti po e cilëson si një marrëveshje jo të mirë për Kosovën, Bolton tha se nëse ai nuk është i interesuar, atëherë ka vdekur.

Gjithashtu është pyetur nëse ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë përfundimisht është hedhur poshtë, ish-këshilltari i presidentit amerikan ka theksuar se kishte diskutuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq.

“Qeveria e Kosovës ka të drejtë të thotë se nuk dëshiron të diskutojë për shkëmbimin territorial, por mendoj se praktikisht kjo nënkupton se nuk do të ketë përparim në bisedime”, ka shtuar Bolton. 

Related Articles