U raportua se e ndërroi fenë, Geci e mohon

U raportua se e ndërroi fenë, Geci e mohon

Ish-komandanti i UÇK-së Sabit Geci, mohon se është konvertuar në fenë katolike dhe se e ka ndërruar emrin.

“Kjo është hajgare. Këto janë hajgare”, i tha ai Gazetës Express. “Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, tha Geci.

Për 28 Nëntor, Geci tha se e ka vizituar kishën në Llapushnik të Drenasit dhe një xhami në Podujevë, imamin e së cilës tha se e ka mik.

“Unë nuk jam fetar fare, hiç ,hiç. Bile qeta me mjekrra i urrej, shumë i urrej. Me dalë ai me e quejt flamurin leckë, me dalë ai tjetri me thanë bën me marrë çikën a axhës për grua, s’sështë haram, kjo është tmerr o vëlla”, tha ai.

Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë ka postuar një fotografi, në të cilin shihet Sabit Geci.

Ndërsa në mbishkrimin e fotografisë, kjo famulli ka shkruar “pagëzimi i ish-komandantit të UÇK-së Sabit Geci”.

“Pagëzimi i ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci.

“Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”” – shkruhet aty.

Related Articles