FC Vushtrria tashmë ka një kryetar të ri. Shemsi Rrahimi është i pari i shtëpisë i klubit bardh e kaltër, raporton Gazeta Enigma.
E veçanta e tij është se më herët ka qenë kryetar i Bashkësisë Islame në Vushtrri.
Ai u zgjodh me shumicë votash nga Kuvendi Komunal në Vushtrri duke marrë drejtimin e një herë kampionëve të vendit.
Këtë edicion klubi i Vushtrrisë është riorganizuar dhe mëton rikthimin në elitë. /Gazeta Enigma