Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Grevistët nuk mund të disiplinohen dhe as ndëshkohen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Grevistët nuk mund të disiplinohen dhe as ndëshkohen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori universitar, Enver Hasani, ka thënë se grevistët nuk mund të disiplinohen dhe as ndëshkohen. Ka thënë se standardet ndërkombëtare nuk lejojnë një gjë të tillë.

Sipas tij, parametrat për të cilat vlerësohet një greve dhe çka guxon dhe çka jo të bëjë pushteti e çka grevisti, kufizohen dhe vlerësohen në rrethana të caktuara.

“Ato kufizime duhet të jenë transparente, të bëhen transparente edhe për publikun që unë nuk i shoh kur bëhet fjalë për çështjen e rrogave. Sepse disiplinimi ose sanksionimit i këtyre grevistëve përmes mjeteve ligjore është një prej standardeve ndërkombëtare dhe nuk mund të bëhet”, ka deklaruar Hasani, në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Aktualisht, sektori i arsimit dhe një pjesë e shërbyesve civilë janë në grevë derisa Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do t’ua ndalë pagat grevistëve me arsyetimin se kështu parashihet me ligj.

Mirëpo, Enver Hasani ka thënë se palët duhet të ndjekin rrugët ligjore ose mekanizma tjerë pasi politika nuk mund të bëjë vlerësime të standardeve ndërkombëtare për grevat.

Mendoj që palët duhet t’i ndjekin rrugët ligjore ose të kërkojnë një mekanizëm gjyqësor ose gjysmë gjyqësore siç janë arbitrazhet ose ndërmjetësimit e palëve të treta. Duke shtuat se politika nuk mund t’i vlerësoj parametrat ose standardet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Duke folur për aspektin juridik-kushtetues të grevës, Hasani ka thënë se Kosova është i vendi i vetëm në rajon ku garanton organizimin sindikal por nuk flet për të drejtat për grevë.

Mirëpo, ai thotë se kjo nuk i bie që nuk ka detyrime kushtetuese për lejimin e grevave, pasi ne në Kushtetutë një pjesën ose kryesore të instrumenteve janë të përfshira marrëveshjet ndërkombëtare duke filluar prej Deklaratës Universale e deri të Konventa Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.

“Këtë fakt e konfirmon edhe Ligji, i cili në mënyre të shprehur e thotë se duhet të respektohen standardet ndërkombëtare. Standardet ndërkombëtare janë të mishëruara në nenin 22 të instrumenteve të marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka deklaruar Hasani.

Hasani, foli për politizimin apo jo të grevës duke thënë që nuk ka grevë që nuk është politike përkundër që synon realizimin e të drejtave të punës,  pasi si të tilla kanë funksionuar për shumë vite në shume vende por duhet të zgjidhen më mjete paqësore.

INTERVISTA:

Related Articles