Ish ministri grek: Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar

Ish ministri grek: Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar

Kreu i MeRA25, ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis në “Debat Plus” ka folur fjalë pozitive për Kosovën.

“Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar dramatikisht gjatë dy apo tri viteve të fundit”.

Ai thotë se për këtë ka ndikuar edhe pozicioni i Kosovës në përplasjet që ka pasur Greqi me Maqedoninë e veriut.

“Kjo përplasje na ka kthyer prapa për dekada të tëra, i ka kthyer prapa maqedonasit dhe rajonin, kështu që për mua çfarë është e rëndësishme është që të largohemi nga konfliktet e pakuptimta”, shtoi ai.

Ai thotë se nacionalizmi është një prej arsyeve kryesore pse Greqia deri më tani nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Ai thotë se në Greqi mendohet se nëse njohët Kosova “legjitimohet”, Qiproja Veriore që është shtet i njohur vetëm nga Turqia.

Megjithatë sipas tij kjo qasje është e gabuar dhe i takon së kaluarës.Ai thotë se në Kosovë në përgjithësi nga viti 2005 ka pasur zhvillime pozitive të politikave financiare.

Related Articles