Klubi Futbollistik “Ballkani” do të luajë një ndeshje kontrolluese sot në Antalia të Turqisë.
“Portokallezinjtë” do të sfidohen nga Arda.
Në formacionin bazë të trajnerit, Ilir Daja për këtë sfidë është edhe sulmuesi holandez, Dilivio Hoffman.
24-vjeçari është në prova te suharekasit, ndërsa ka zënë vend në 11-shen titullare për këtë sfidë.
Hoffman në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrës U21 të Twentes në Holandë.
Mbetet të shihet nëse Hoffman do të jetë pjesë e Ballkanit në pranverë.