Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Lista Serbe gjithmonë ka sabotuar iniciativat për serbët e Kosovës

Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Lista Serbe gjithmonë ka sabotuar iniciativat për serbët e Kosovës

Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vicenzo Grasso, ka thënë se nuk është ndonjë befasi dorëheqja e tre serbëve, pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri.

Sipas tij, kjo ka ndodhur me ndikimin e Listës Serbe, e cila tha se gjithmonë i ka sabotuar iniciativat që çojnë në integrimin e serbëve të Kosovës.

“Nuk vjen si befasi! Beogradi, përmes Listës Serbe, gjithmonë e ka sabotuar çdo iniciativë që çon në integrimin e serbëve për zhvillimin e shoqërisë paqësore shumëkombëshe në Kosovë. Ata e kanë bërë këtë gjithmonë dhe ne e kemi toleruar gjithmonë pa e kundërshtuar fort këtë sjellje”, ka thënë Grasso.

Grasso reagoi në një postim të shefit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano, i cili tha se EULEX-i po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit, e të cilat i quajti shqetësuese.

Related Articles