Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë Nita Shala, emërohet ambasadore e Kosovës në Itali

Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë Nita Shala, emërohet ambasadore e Kosovës në Itali

Presidentja Vjosmani ka njoftuar se ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala është emëruar ambasadore e Kosovës në Itali.

Osmani tha se ajo “profesioniste e dalluar juridike”.

“Unë e njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe nuk kam dyshim se ajo do t’i shërbejë vendit të saj me nder”, shkroi ajo në X.

“I uroj suksese në detyrën e re, me besim se do të punojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, aleat i rëndësishëm dhe i kahershëm i vendit tonë”, shtoi ajo.

Shala kishte shërbyer si zëvendësministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 1.

Gjithashtu jo ka qenë koordinatore nacionale për parandalimin e dhunës në familje. /Gazeta Enigma

Related Articles