“Ishte pjesërisht faji im”, lojtari polak e pranon se provokoi tifozët shqiptarë pas golit

“Ishte pjesërisht faji im”, lojtari polak e pranon se provokoi tifozët shqiptarë pas golit

Një futbollist ka pranuar fajësinë pas skenave të tmerrshme që ndodhen dje në stadium gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës në Shqipëri, ku tifozët hodhën shishe uji – pasi lojtarët polakë festuan golin para tyre.

Sulmuesi polak Karol Swiderski shënoi golin e fitores në ‘Air Albania’.

“Ishte një ndjenjë fantastike të shënosh një gol në një lojë të tillë në një stadium të huaj,” tha 24-vjeçari për TVP Sport pas ndeshjes.

“Me siguri do ta mbaj mend. Nga ana tjetër, fakti që tifozët reaguan ashtu ishte pjesërisht faji im. Unë vrapova pa nevojë drejt tyre për të festuar, por isha nën ndikimin e emocioneve. Ndodhi.”

Related Articles