Pamje nga përleshja me shishe uji mes tifozëve kuqezi dhe atyre polakë

Pamje nga përleshja me shishe uji mes tifozëve kuqezi dhe atyre polakë

Hedhja e shisheve plastike në drejtim të futbollistëve polakë, që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes në dy momente, ishte edhe më e rëndë se humbja e kuqezinjve në “Air Albania”, pasi prishi jo pak atë imazh fantastik që pjesa dërrmuese e tifozëve dhanë me grumbullimin dhe organizimin në mbështetje të kombëtares.

Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë dhe kontrollit të hollësishëm, shumica e shisheve plastike ra në duart e tifozëve nga brenda impiantit “Air Albania” dhe saktësisht nga banakët e shërbimit, që në mungesë të gotave plastike, filluan të shërbejnë ujin në paketimin e tij origjinal.

Pamje nga momenti kur u hodhën gjësende në stadium nga tifozët

Megjithatë fenomeni i gjuajtjes me shishe drejt katërkëndëshit të blertë, nuk prek vetëm tifozët shqiptarë, pasi në një video të siguruar nga Supersport, duket qartë që edhe polakët nuk i shpëtuan tundimit t’i hedhin ato drejt fushës.

Vetëm se në rastin konkret organizatore e ndeshjes ishte FSHF-ja, dhe pavarësisht se cila tifozëri hedh shishet, pasojat do të bien padyshim mbi këtë institucion dhe futbollin shqiptarë në tërësi, pasi gjasat janë që FIFA të veprojë me dorë të ashpër.

Related Articles