Është anuluar koncerti i planifikuar të mbahej nesër në Dragash, me këngëtarë serbë, për të shënuar festën e komunitetit goranë, e njohur ndryshe si Shën Gjergji.
Kështu bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së dega në Sharr, Emri Neshati.
“Nuk jemi kundër goranëve, por jemi kundër këngëtarëve nga Serbia. Data 5 maj shënon ditën e dëshmorëve. Këngëtarët serbë s’kanë vend në Sharr”, deklaroi ai në Klan Kosova, duke shtuar se organizatori është tërhequr dhe koncerti është parandaluar.
E kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, theksoi se është informuar që organizatorët e kanë shtyrë mbajtjen e koncertit për një kohë të caktuar. / Gazeta Enigma.