Ish-minsitri i shëndetësisë, tani sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se është papërgjegjësi e skajshme që grupmoshat më të rrezikuara nga virusi COVID-19, që në fakt kanë shkuar për të marrë ndihmë, t’i përballim me rrezik.
Ai ka kritikuar ministrin Arben Vitia me menaxhim të dobët të këtij procesi.
Lexoni reagimin e plotë të tij:
Pamje jashtëzakonisht të këqija nga salla 1 Tetori në Prishtinë, ku po bëhet vaksinimi. Është papërgjegjësi e skajshme që grupmoshat më të rrezikuara nga virusi Covid 19, që në fakt kanë shkuar për të marrë ndihmë, t’i përballim me rrezik. Arben Vitia kërkonte nga Kuvendi dhe qytetarët që t’i besojmë për çështjen e vaksinave. Por besimi qytetar nuk po shpaguhet, pasiqë po shohim që nuk ka llogaridhënie për menaxhimin e dobët dhe as plan për ta tejkaluar kaosin në qendra të vaksinimit. Ftoj qeverinë që sa më shpejt të menaxhoj situatën dhe të mos rrezikoj shëndetin e qytetarëve tanë.