Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili në seancën e sotme ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shifrën e deklaruar të kursimeve të tij prej 16.41€, raporton Gazeta Enigma.
Ismaili, e ka quajtur këtë veprim të Kurtit “hile”, pasi sipas tij ai jeton pa kokëçarje ekonomike.
“Po dua të flasë për një shifër që nuk më ka lënë rehat që disa ditë. Si është e mundur që një shifër kaq e vogël të flet kaq shumë. Të jetë kaq e dukshme, por të kalojë në heshtje, 16-euro e 41 centë. Ka një arrogancë në këtë shifër dhe në fund pikërisht kjo arrogancë më bëri të flasë sot”, tha Ismajli.
Sipas tij shifra 16.41€ nuk është shifër që ngjall pasiguri për të apo që gjeneron keqardhje, por “shifra 16.41€ e kryeministrit është një ‘hile e një njeriu që jeton pa kokëçarje financiare, e që shtiret se jeta e tij është e vështirë e po ia del me vështirësi dhe s’po ankohet. 16.41€ është moment klasik i manipulimit të varfërisë që nuk jeton në varfëri, por sillet si i tillë”, tha Ismaili.
