Ismaili: S’besoj qe vaksinave iu ka kalu afati

Ismaili: S’besoj qe vaksinave iu ka kalu afati

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për skadimin e afatit të vaksinave nga lloji Astrazeneca.



Sipas Ismailit kjo po duket të jetë një lojë e ashpër për ta fajësuar popullin e për të shfajësuar veten.

Tutje, Ismaili, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se këto lojërat propagandistike po nuhaten nga larg.

“Kur i ki 166 mijë doza tuj i kalue afati, çohesh e ban një fushatë të madhe si gjaja, nuk shkon me e hapareshë shtetin, që me mendue njerëzit që kaloi virusi, i kushtëzon mos me mujtë me i rrasë hunt nëpër secilën ndejë që bahet, edhe qe, e pret vjeshtën me shumë më shumë të vaksinuem, e shumë më pak viktima, e jo me i lanë vaksinat me skadue pa e thanë asnjë fjalë”, shkroi ai.

“Edhe jo, s’po besoj që iu ka skadue afati, por po më duket një lojë tjetër e poshtër me e fajësue popullin, e me e shfajësue veten.Seen bullshit like this before. ….nëse dikush mendon që s’po ua ndij erën prej aeroplanit”, shtoi Ismaili.

Related Articles