Ismet Bahtijari bën marrëveshje për pranimin e fajësisë

Ismet Bahtijari bën marrëveshje për pranimin e fajësisë

Ismet Bahtijari ka pranuar fajësinë për akuzat për pengim dhe frikësim, si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, njoftuan Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ky zhvillim vjen pas pranimit të fajësisë nga dy të pandehurit e tjerë në të njëjtën çështje gjyqësore, të cilët gjithashtu pranuan akuzat e ngjashme.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë u bazua në “faktet e pranuara”, ku Bahtijari ka pranuar se disa nga faktet e paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta. Sipas rregullores, Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja mund të arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila duhet të miratohet nga Trupi Gjykues për t’u zbatuar.

“Marrëveshja për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka z. Bahtijari pranon se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta”.

“Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon që Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja të arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila duhet të miratohet nga Trupi Gjykues para se të hyjë në fuqi”.

“Trupi Gjykues është duke shqyrtuar aktualisht marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore”,thuhet në njoftim.

Edhe Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar fajësinë për akuzat për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe një akuzë për kanosje në procedurë penale.

Related Articles