Në Istog, një mashkull kosovar është arrestuar pasi ka sulmuar një zyrtar policor, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit, i dyshuari ka reaguar në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, duke grisur gjobën dhe sulmuar punonjësin e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe çështja po vazhdon në procedurë të rregullt.