Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të marten në orët e mëngjesit në Verona të Italisë.
Një grua me origjinë nga Sri Lanka i ka vrarë dy vajzat e saj të moshës tre dhe 11 vjeçare.
Autorja e krimit ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, raportojnë mediat italiane përcjell Gazeta “Enigma“.
Trupat e pajetë të vajzave janë gjetur nga një tjetër banor i qendrës “Mamma Bambino”.
Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio.
Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. /Gazeta “Enigma“/