Italia ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka ndikuar negativisht në furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar sigurinë e banesave të qytetarëve të zonës.
Në një reagim të lëshuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë, theksohet se Italia mbështet Kosovën në përpjekjet për hetimin e këtij sulmi dhe për kërkimin e llogarisë nga përgjegjësit e aktit të ulët, duke shprehur solidaritetin dhe angazhimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në rajon, shkruan Gazeta Enigma.
“Italia dënon fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim dhe llogaridhënie nga përgjegjësit e këtij sulmi të ulët”, thuhet në reagimin e Ambasadës./GazetaEnigma/