Ndonëse Italia ka përfunduar rrugëtimin e saj në Euro 2024, federata italiane e futbollir ka marrë nëj vendim rreth të ardhmës së trajnerit të kësaj kombëtare.
Ai do të vazhdoj të jetë edhe më tutje në krye “Azzurëve”, të paktën deri në botërorin e vitit 2026.
Kështu ka bërë të ditur, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Lajmi u konfirmua edhe nga vet strategu italian në një konferencë për media.
Ai deklaroi se do të mundohet që në vazhdim ta komponojë edhe më shumë ekipin.
“Unë u përpoqa ta rinovoj pak ekipin, pasi po qëndroj këtu, kjo do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen”, tha ai gjatë konferencës.
Kujtojmë që kombëtarja italiane ishte fituese e “EURO 2021” që u mbajt në Angli. /Gazeta Enigma