Nga ditët me temperatura ekstreme, një pjesë e Italisë është përfshirë nga moti i keq me stuhi e përmbytje.
Raportohen viktima dhe të plagosur në Brescia, Varese, Palermo dhe Verona. Gjithashtu edhe qindra thirrje për ndihmë.
Nga moti i keq deri më tani janë shkaktuar dy viktima. Një prej tyre një 16-vjeçare e cila ka ndërruar jetë për shkak të një stuhie të pazakontë në Brescia që rrëzoi një pemë. Të njëjtin fat ka pasur edhe një grua e cila ishte nisur për në punë.
Meteorologët kanë parashikuar se një situatë e ngjashme meteorologjike edhe gjatë orëve në vijim.