Gjilanasi tenton t’i godas me kombi policët, përfundon i arrestuar

Gjilanasi tenton t’i godas me kombi policët, përfundon i arrestuar

Një person është arrestuar në Gjilan për shkak se me automjetin e tij kombi ka tentuar të godas dy zyrtarët policor të cilët i kishin dhënë shenjë për t’u ndalur për shkak se në automjet i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme-kryesisht pije alkoolike të cilat dyshohej se ishin të kontrabanduara.

Sipas Policisë, gjatë ballafaqimit, njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje, ka përdorur mjetet zyrtare por nuk janë shkaktuar lëndime apo dëme materiale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti me mallra është dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

Lidhur me rastin për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente.

Related Articles