Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Izbicës në 27-vjetorin.
Ajo tha se Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë, është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë.
“27 vjet më parë, 147 civilë të pafajshëm u vranë mizorisht nga forcat gjenocidale të Serbisë, në mesin e tyre edhe një foshnje 6-muajshe, Dafina Qelaj. Një jetë që sapo kishte filluar, u shua barbarisht, bashkë me shumë të tjera, brenda shtëpive të tyre, vetëm pse ishin shqiptarë”.
“Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë. Është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë. Krimet e Serbisë, të cilat u kryen me qëllim të shfarosjes së popullit tone, duhet të përballen me drejtësinë.Kujtimi për të rënët është obligim, ndërsa drejtësia për ta mbetet amanet.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e dëshmorët!”, tha Osmani
