Një faqe amerikane e lajmeve me emrin Axios, siç thuhet e lidhur mirë me burimet e sigurisë izraelite dhe amerikane, ka raportuar se Izraeli do të nis një “hakmarrje të madhe” ndaj sulmit raketor iranian.
Madje thuhet se kjo do të ndodhë brenda dita ditësh dhe cak do të jenë objektet e prodhimit të naftës së Iranit.
Mbrëmë, Benjamin Netanyahu tha se Irani kishte bërë një “gabim të madh” me sulmin e tij dhe se do ta “paguante për të”.
Mirëpo, gjithashtu edhe Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha vonë të martën se veprimi iranian “ka përfunduar nëse regjimi izraelit nuk vendos të hakmerret”.
“Të martën në mbrëmje, ne nisëm një aksion vetëmbrojtjeje sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, duke synuar ekskluzivisht vendet ushtarake dhe të sigurisë përgjegjëse për gjenocidin në Gaza dhe Liban. Ne abstenuam për dy muaj, për t’i dhënë një shans armëpushimit në Gaza. Veprimi ynë përfundon nëse regjimi izraelit nuk vendos të hakmerret më tej. Në atë skenar, përgjigja jonë do të jetë gjithnjë e më e fortë”, tha ai në X. /Gazeta Enigma