Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një plan të ri ushtarak që synon marrjen e kontrollit të plotë të Qytetit të Gazës, njofton zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton BBC.
Ky veprim vjen si pjesë e objektivave të mëhershme të Netanyahut për të vendosur kontroll mbi të gjithë Rripin e Gazës, por aktualisht plani fokusohet në qytetin më të madh të enklavës – Qytetin e Gazës.
Sipas korrespondentëve të BBC-së në Lindjen e Mesme, kjo mund të jetë faza e parë drejt një marrjeje të përgjithshme të territorit nga forcat izraelite.
Ndërkohë, OKB ka paralajmëruar për pasoja katastrofike ndaj civilëve palestinezë dhe pengjeve izraelite, në rast të një zgjerimi të mëtejshëm të operacioneve ushtarake.
Izraeli nisi ofensivën në Gaza pas sulmit të 7 tetorit nga Hamas, ku u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.