Izraeli pretendon se ka shkatërruar komandën e Hamasit në veri të Gazës

Izraeli pretendon se ka shkatërruar komandën e Hamasit në veri të Gazës

Ushtria izraelite ka thënë se ka përfunduar “çmontimin” e strukturës komanduese të Hamasit në veri të Rripit të Gazës, raportoi të dielën BBC-ja.

Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, ka thënë për media se militantët palestinezë tani po veprojnë në zonë vetëm në mënyrë sporadike dhe “pa komandantë”.

Ai ka thënë se Izraeli ka vrarë rreth 8,000 militantë në veri të Gazës.

“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tani janë të përqendruara në çmontimin e Hamasit në Gazën jugore dhe qendrore”, është shprehur ai.

Izraeli ka vrarë më shumë se 22,000 njerëz që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të drejtuar nga Hamasi. Të shtunën është thënë se janë regjistruar më shumë se 120 vdekje gjatë 24 orëve të fundit.

Territori është shkatërruar dhe shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur.

Ofensiva e Izraelit filloi pasi persona të armatosur të Hamasit nisën një sulm të befasishëm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përsëriti të shtunën se Izraeli do të vazhdojë fushatën e tij për të “eliminuar Hamasin, për të kthyer pengjet dhe për të siguruar që Gaza të mos jetë më kërcënim për Izraelin”.

Related Articles