Ja çfarë moshe kishin 26 viktimat e COVID-19 në Kosovë

Ja çfarë moshe kishin 26 viktimat e COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 26 viktima nga COVID-19, dhe 1 mijë e 383 raste pozitive, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas statistikave të publikuara MSH-ja dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në mesin e viktimave është një grua nga Gjilani nën 40 vjeç, 3 viktima, dy gra dhe një burrë janë të moshës 50-59 vjeçare, 10 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare, 4 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare dhe 8 viktima janë mbi 80 vjeç.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 1 mijë e 383 raste të reja të infektuara me COVID-19 nga testimi i 11 mijë e 472 mostrave.

995 persona janë shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Edhe sot Prishtina ka regjistruar më së shumti raste të reja të infektuara me COVID-19, gjithsej 274./Gazeta Enigma.

Related Articles