Ja kur mbahet takimi i krerëve të opozitës me Lajçakun dhe Escobarin

Ja kur mbahet takimi i krerëve të opozitës me Lajçakun dhe Escobarin

Emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai Evropian, Miroslav Lajçak, përveç krerëve të shtetit, do t’i takojnë edhe krerë te partive opozitare.

Takimi mes kryetarëve të opozitës dhe mysafirëve ndërkombëtar do të zhvillohet në ora 11:15, në zyrat e BE-së.

Mbrëmë rreth orës 21:00, Escobar e Lajçak kanë takuar kryeministrin e Kosovës më të cilin kanë biseduar për tejkalimin e situatës së krijuar në veri.

Ndërsa në ora 09:45, është planifikuar një takim i tyre me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Escobar e Lajçak sot do të udhëtojnë drejtë Serbisë, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksander Vuçiq

Related Articles