Michael Davenport pas takimit me Lajçak: Zgjedhje inkluzive në Veri, OSBE do t’i ndihmojë KQZ-zë

Michael Davenport pas takimit me Lajçak: Zgjedhje inkluzive në Veri, OSBE do t’i ndihmojë KQZ-zë

Michael Davenport, kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për situatën në veri dhe zgjedhjet atje, raporton Gazeta Enigma.

Davenport tha në Twitter se OSBE do të ndihmojë Komisionin Qendror Zgjedhor në “zgjedhjet gjithëpërfshirëse”.

“Me Miroslav Lajcak sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma

Related Articles