Superliga e Kosovës rikthehet në aksion këtë fundjavë pas një pauze të gjatë thuajse rreth dy maujshe.
Por dy skuadrat e qytetit të Gjilanit ndeshjet e para nuk do t’i zhvillojnë në stadiumit e qytetit duke marrë parasysh se fusha ende nuk është gati.
Drita takimin e parë në edicionin pranveror e zhvillon në cilësinë e skuadrës vendase derisa Gjilani si mysafire.
Olle mëson se ndeshjen e parë Drita do ta zhvilloj në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.
Dueli mes Dritës dhe Feronikelit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.
Mund të ndodhë që edhe ndeshja e dytë mes Dritës dhe Llapit të zhvillohet në këtë stadium, por mbetet për tu konfirmuar gjatë ditëve të ardhshme.