Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se dhjetë gra shtatzëna me COVID-19 janë duke marrë trajtim në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së gjithsej në trajtim për Covid-19 janë 181 pacientë, 144 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 37 të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 98 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë. /Gazeta Enigma.