Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Shala e Bajgores”, në Mitrovicë, raporton Gazeta “Enigma”.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Rr. Shala e Bajgores, Mitrovicë 26.01.2022 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma/.

Related Articles