Ja sa ndeshje dënohet futbollisti i Trepçës ‘89 pas ndërhyrjes horror ndaj Islamit të SC Gjilanit

Ja sa ndeshje dënohet futbollisti i Trepçës ‘89 pas ndërhyrjes horror ndaj Islamit të SC Gjilanit

Futbollisti i Trepçës ’89, Lulzim Peci është pezulluar me tri ndeshje moslojë për shkak të ndërhyrjes së ashpër në Përparim Islamin e Gjilanit në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës.

Peci u përjashtua me karton të kuq direkt në atë ndeshje për shkak të asaj ndërhyrje e cila i shkaktoi lëndim të rëndë Islamit, i cili u dërgua me urgjencë në spital.

“Lojtari i KF ”Trepça 89 ” , Lulzim Peci nr ID 005221M02. Në minutën gjashtë (6) të ndeshjes Trepça’89 –Gjilani , shkakton ndërhyrje e pakontrrolluar duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Trepça’89-Gjilani . Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me tri (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në uebfaqen e FFK-së.

Related Articles