Ja se çka thonë rregullat e UEFA-s kur ka shkarkesa rrufesh

Ja se çka thonë rregullat e UEFA-s kur ka shkarkesa rrufesh

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës u shty për disa minuta më herët në pjesën e parë, për shkak të vetëtimave të shoqëruara me shkarkesa rrufesh e të reshura të mëdha të shiut e breshërit, shkruan Gazeta Enigma.

Një gjë e tillë ndodhë rrallë në futboll.

Megjithatë, UEFA ka një rregull edhe për këtë situatë.

Sipas rregullit, ndeshja duhet të ndalohet për gjysmë ore, në rast se ka shkarkesa rrufesh në një distancë prej 16 kilometrash.

Pra, shkarkesat e rrufeve duhet të jenë më larg se 16 kilometra nga stadiumi, në mënyrë që loja të vazhdojë.  

Pas një pauze, lojtarët më pas u kthyen në fushë për të vazhduar lojën, me shkarkesat e rrufeve që u ndalën. /Gazeta Enigma

Related Articles