Distria Krasniqi sot fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Për këtë, ajo do të paguhet plotë 60 mijë euro nga shteti i Kosovës.
Në Kosovë, medalja e artë nga Lojërat Olimpike shpërblehet me 100 mijë euro, e argjendta me 60 mijë dhe e bronzta me 40 mijë euro.
Ndërkohë, trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 30 mijë euro, pasi që trajnerët marrin gjysmën e shumës që fitojnë sportistët. /Gazeta Enigma