Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është gati për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.
Por, Zelensky paralajmëroi se dështimi për të arritur një marrëveshje do të nënkuptonte se “kjo është një Luftë e Tretë Botërore”.
Ndër të tjera ai tha se pa negociata, nuk mund t’i jepet fund kësaj lufte.
Zelenskyy ka bërë thirrje për bisedime gjithëpërfshirëse për paqe me Moskën falë së cilave do të rivendosej siç tha ai integriteti territorial e do të sigurohej drejtësi për Ukrainën.
Apeli i Zelenskyy për një raund tjetër bisedimesh erdhi një ditë pasi negociatori kryesor i Rusisë tha se palët janë afruar më pranë marrëveshjes lidhur me çështjen e heqjes dorë nga Ukraina prej qëllimit të saj për t’u anëtarësuar në NATO.
Por negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak shkruante në Tëitter se pozicionet e Kievit janë të pandryshuara, duke përmendur kërkesën për armëpushim, tërheqje të trupave ushtarake ruse dhe garanci të forta sigurie, shoqëruar me një formulë konkrete.
Ndër të tjera, Zelenskyy i tha CNN-it se forcat ruse hynë në Ukrainë: “për të na shfarosur, e vrarë”, por ai tha se Ukraina nuk do të hiqte dorë nga sovraniteti apo integriteti i saj.
“Rusët kanë vrarë fëmijët tanë. Nuk mund ta kthejmë pas atë që ka ndodhur. Nuk mund të kërkosh nga Ukraina të njohë disa territore si republika të pavarura. Këto kompromise janë thjesht të gabuara”, tha Zelenskyy.