“Jam përgatit me t’vra si Hamiden në Prishtinë”, burri nga Kaçaniku kërcënon gruan

“Jam përgatit me t’vra si Hamiden në Prishtinë”, burri nga Kaçaniku kërcënon gruan

Një rast i rëndë i dhunës në familje, ka ndodhur në një fshat të Kaçanikut, ku viktimë edhe kësaj radhe rezulton të jetë një grua, e cila u kërcënua seriozisht nga bashkëshorti i saj.



Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në një familje në fshatin Doganaj, ku një grua ka përjetuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i cili e ka kërcënuar edhe me vrasje, duke i shkaktuar viktimës frikë e shqetësim të madh.

Sinjali mëson se i dyshuari A.M., e ka kanosur gruan e tij, duke e paralajmëruar se “është përgatitur” për ta vrarë. Ai po dyshohet se i ka thënë asaj se “Të kisha mbytë, për këtë ditë jam përgatit, kam me t’vra si Hamiden në Prishtinë” (rasti tragjik që ka ndodhur para QKUK-së, gruaja shtatzënë që u vra nga ish-burri). Për të mos mbaruar me kaq ai më pas e ka sulmuar viktimën duke e kapur për flokësh.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të mos heshtë dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë, para se t’i ndodhë më e keqja. Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i nëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore,  me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Related Articles