“Jam shumë i lumtur” – Zhegrova flet pas shkëlqimit me Lillen në fundjavë

“Jam shumë i lumtur” – Zhegrova flet pas shkëlqimit me Lillen në fundjavë

Edon Zhegrova shkëlqeu në fundjavë duke ia sjellë Lillet fitoren ndaj Rennes me një gol dhe me dy asistime në minutat e fundit të lojës.



Futbollisti kosovar ndihet i lumtur që ishte protagonist i ekipit francez, ndërsa e gjeti golin e parë sezonal në Ligue 1.

Përfaqësuesi kosovar synon të vazhdojë me këtë ritëm në pjesën e dytë të sezonit.

“Jam shumë i lumtur që kam mundur ta shënoj këtë gol. E kisha pritur atë për një kohë të gjatë. Jam shumë i lumtur. Shënimi i golave të jep më shumë besim. Shpresoj të shënoj shumë më tepër. Do të doja t’i falënderoj tifozët që kanë ardhur deri këtu dhe shpresoj ta kenë shijuar këtë lojë, ata ishin të mrekullueshëm”, u shpreh Zhegrova pas lojës.

Related Articles