Japin dorëheqje kryetarët e katër komunave veriore

Japin dorëheqje kryetarët e katër komunave veriore

Pas vendimit për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe, zyrtarët policorë, punonjësit e gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq dhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçan-it

ë dielën e 6 nëntorit, ka dhënë dorëheqje kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq dhe kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Njëjtë kanë vepruar edhe shtatë këshilltarët e këshillit komunal të Mitrovicës së Veriut, raporton Radio Kontakt Plus.

Sipas raportimeve, në seancën urgjente të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, u tha sa dorëheqja do t’i kalojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me këtë akt, komunat serbe në veri praktikisht pushuan së funksionuari brenda sistemit të Kosovës.

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, i cili ka dhënë dorëheqje, është larguar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës, në mëngjesin e së dielës, me ndihmësshefat e tij të kabinetit.

Ai ka deklaruar se “nuk ka dorëzim, ecim përpara”.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të shtunën e 5 nëntorit.

Pas takimit të mbajtur në Zveçan, ishte momenti pas deklaratës së një zyrtari policor serb, atëherë kur një pjesë tjetër e policëve serbë zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës për të treguar në mënyrë simbolike se bojkotimi tashmë po ndodhte.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Një njoftim i tillë erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Ndërsa për sot (e diel), ata kanë paralajmëruar edhe protestë, e cila planifikohet të fillojë nga ora 12:00.

Related Articles