Jashanica: E dhamë maksimumin

Jashanica: E dhamë maksimumin

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica, ka thënë se ndeshja ndaj Viktoria Plzenit ka qenë shumë e vështirë.

Dhe mungesat që patën në këtë ballafaqim, sipas tij, luajtën rol.

“Çdo lojtar që futet në fushë e tregon veten si këtu, si në kampionat. E kemi ditur që do të jetë vështirë, por e dhamë maksimumin. Patëm raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë reagoi edhe ekipi kundërshtar. E shënoi golin. Por, gjithsesi, besoj se e kemi edhe një ndeshje me Dinamon në fund. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Mentaliteti i tyre tregoi se pavarësisht se e kanë siguruar kualifikimin, e japin maksimumin. Ne nuk arritëm të marrim rezultat pozitiv dhe humbja dhemb gjithmonë”, theksoi Jashanica.

Related Articles