Deklarata e kryeministrit Kurti se duhet të ketë ndryshim tek krerët e sindikatave në Kosovë ka nxitur reagime të shumta.
Kreu i SBASHK-ut, ka reaguar ashpër ndaj profesorit Sadri Ramabaja, pasi ky i fundit tha se sindikatat janë manipuluar ekstremisht dhe janë të kapur.
Jasharaj i thotë Rambajës se ka vendin para gjykatës për deklaratat që i dha, sipas tij të pamatura.
“Zotëri Ramabaja e ka vendin para gjykatës për deklaratat që po i jep të pamatura. Ramabaja nuk e njeh Rrahman Jasharaj dhe Rrahmani ka një histori të vetën të viteve të 90 ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm bashkë me SBASHK-un. As Jasharaj as SBASHK-u asnjëherë nuk ka qenë i kapur por ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm”, tha Jasharaj në T7.
Madje Jasharaj kujtoi edhe kohën kur në Qeverinë Haradinaj kanë mbajtur grevë për 3 javë.
“I nderuari Ramabaja nuk është e vërtet që SBASHK-u dhe sindikata e tjera kanë cuar kokë tani, po harron nëse ke jetuar në Kosovë. Ishim në që në Qeverinë Haradinaj kemi bërë grevë 3 javë ditë, ishim më të zëshëm atëherë”, u shpreh Jasharaj.
/Gazeta Enigma/