Reagon Prindon Sadriu, sqaron pse i kërkoi 396 eurot nga shteti

Reagon Prindon Sadriu, sqaron pse i kërkoi 396 eurot nga shteti

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu ka reaguar pasi kishte marrë 396 euro nga shteti i Kosovës për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me COVID-19.

Sadriu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për lajmet që kanë qarkulluar këto ditë për mbulimin e shpenzimeve të tij shëndetësore, ku sipas tij janë lajme tendencioze dhe shtrembërim të së vërtetës.

” Temë nuk bëhen as shpenzimet mujore telefonike prej mbi 7.000 euro në muaj nga ish ministra te jashtëm, temë nuk bëhen as kërkesat për mbulim të shpenzimeve shëndetësore të ish diplomateve të emëruar politikisht të cilët vazhdojnë të sjellin fatura shëndetësore në MPJD me javë e muaj pas përfundimit të mandatit në shërbimin e jashtem”, ka shkruar Sadriu.

Gjatë kohës sa Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup, por në detyrë edhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.

Tashmë është hapur një grup në Facebook në të cilin bëhet thirrje që të ndihmohet Sadriut që t’i bëjë edhe 396 euro të tjerë.

Postimi i plotë:

Related Articles