Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të procedojë pagat në arsim për muajin shtator, pasi një gjë e tillë është antikushtetuese dhe në kundërshtim me të drejtat e lirive të njeriut.
Jasharaj për Radio Televizionin e Kosovës tha se kompensimi i orëve të humbura dhe ndryshimi i kalendarit të vitit shkollor nuk duhet të bëhen, ndonëse MASHTI sot vendosi për një gjë të tillë.
“Nuk ka më kushtëzime, ministrja Arbërie Nagavci dhe Qeveria e Kosovës duhet të procedojnë pagat për grevistët në arsim”, ka thënë Jasharaj.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës nuk ka proceduar pagat për punonjësit në sistemin arsimor për shkak të grevës.
MASHTI sot ka vendosur për kompensimin e orëve të humbura dhe ndryshimin e kalendarit të vitit të ri shkollor.