Futbollisti Muharrem Jashari do t’i mungojë për tri javë Dritës së Gjilanit.
Muli u lëndua në ballafaqim me Trepçën ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Dritës përfundoi pa fitues, 2:2.
“Muli do të jetë jashtë ekipit për tre javë!
Lojtari ynë, Muharrem Jashari ka pësuar një lëndim në ndeshjen hapëse të kampionatit përballë ish skuadrës së tij, KF Trepça ’89.
Në ekzaminimet e para doli që Muli ka pësuar frakturë dhe ka mbyllur sezonin vjeshtorë, por pas ekzaminimeve shtesë rezultoi që Muli ka pësuar lezion të ligamentit të shkallës së dytë që do ta mbajë jashtë fushës vetëm tre javë.
Klubi ynë i dëshiron shërim dhe kthim sa më të shpejt Mulit”, njofton FC Drita.