Pasardhësi i familjes Jashari, futbollisti Igball Jashari, është transferuar zyrtarisht tek klubi nga Skenderaj, Drenica.
Sulmuesi 19-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Prishtinës.
Kuqezinjtë drenicas kanë filluar punën para nisjes së përgatitjeve për sezonin pranveror, ku imperativ i vetëm është rikthimi në Superligë.
Igballi është i biri i komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, ka përforcuar gjatë ditës së sotme ekipin drenicas.
Njoftimi i plotë i klubit:
Igball Jashari, përforcimi i radhës i Drenicës
Më kënaqësi dhe privilegj ju njoftojmë që Igball Jashari, është pérforcimi i radhës i ekipit tonë.
Sulmuesi i familjes emblematike Jashari, do të jetë ‘armë’ shtesë për sulmin e skuadrës tonë.
Jashari është një lojtar i shumë i talentuar, dhe i rrezikshëm për kundershtarët. Ai ishte pjesë e FC Prishtina.
Ai tashmë do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, të vendlindjes se tij, dhe për klubin e tij të zemrës nga ku mori hapat e parë si futbollist.
Është kënaqësi e veçantë që je në mesin tonë.
Mirësevjen Igball Jashari
Bashkë drejt Superligës