Jashtë rrezikut për jetë, kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Shtërpcë

Jashtë rrezikut për jetë, kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Shtërpcë

Dy persona janë plagosur sot në Shtërpcë, nga një veturë në lëvizje.

Stefan Stojanoviqit, 11 vjeçar, dhe Millosh Stojanoviqit, 31 vjeçar, iu është dhënë ndihma mjekësore në Shtëpinë e afërt shëndetësore, dhe më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.

“Djali i vogël është goditur në pjesën e sipërme të krahut, shpresojmë që lëndimi të mos jetë i rëndë, prandaj po i dërgojmë në Graçanicë, sepse plumbi i ka mbetur në dorë, tjetri është qëlluar në krah, po ashtu edhe ati i ka mbetur një plumb, po i dërgojmë në Kirurgji. Fëmijët janë nën stres, të shohim çfarë do të ndodhë”, tha mjeku në ambulancën ku po trajtohem fëmijët.

“Dolëm për të bërë fotografi, nga vetura kanë gjuajtur dhe unë u godita në dorë”, tha Millosh Stojanoviq.

Shokët e të rinjve të plagosur, kanë treguar ngjarjen për mediat serbe.

Njëri prej tyre raportoi se do të merrnin një pemë të Krishtlindjes dhe se kur u ndalën për të bërë fotografi në fshat, një burrë nga makina hapi dritaren dhe qëlloi mbi ta.

Gjithçka ka ndodhur në hyrje të fshatit. Ata kanë ikur menjëherë”, tha ai.

Related Articles