Vazhdon edhe sot java e 20-të në Procredit Superliga.
Janë parashikuar dy ndeshje, të cilat premtojnë të ofrojnë spektakël për tifozët.
Vëmendja kryesore do të jetë në Prizren, ku zhvillohet derbi mes Bashkimi dhe Go+ Peja, ndërsa Trepça pret Rahoveci.
Derbi Bashkimi-Peja zhvillohet në “Sezai Surroi” në orën 17:00, ndërsa sfida Trepça-Rahoveci nis në orën 19:30.
