Java e 25-të/ Sot dy ndeshje interesante

Java e 25-të/ Sot dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 25-të.

Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Dritës.

Skuadra e Dukagjinit renditet në vendin e shtatë me 31-pikë, ndërsa Drita është lidere e tabelës, me 53 pikë.

Ndëkohë në stadiumin me bari artificial në Gjilan, do të zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Gjilani renditet në pozitën e 4-të me 34 pikë, tre më shumë se Prishtina që renditet e gjashta.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 14:00.

Related Articles