Java e 6-të në Superligë mbyllet me tri ndeshje, vëmendja në Drenas dhe Gjilan

Java e 6-të në Superligë mbyllet me tri ndeshje, vëmendja në Drenas dhe Gjilan

Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Në kuadër të ditës së sotme na presin tri ballafaqime shumë interesante.

Kryendeshja është padyshim ajo mes Ballkanit dhe Dritës që zhvillohet nga ora 15:00.

Ballkani dhe Drita do të luajnë në “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ekipi i Ilir Dajës ka nëntë pikë në tri duele, kurse Drita ka tetë pikë në katër të zhvilluara.

Ndërkohë, një tjetër derbi do të jetë ai mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Ismet Munishi rikthehet në Gjilan, por tani në drejtim të Prishtinës. Ekipi i Zekrija Ramadanit, SC Gjilani ndodhet në vendin e parë në tabelë me 13 pikë – teksa Prishtina në vendin e pestë me 7 pikë.

Ndeshja tjetër e sotme është ajo mes Ferizajit dhe Llapit.

Ferizaj e pret Llapin, poashtu nga ora 15:00. Ekipi i Morinës pozicionohet në vendin e parafundit me tre pikë – kurse ai i Batatinës në vendin e pestë me 5 pikë nga po aq ndeshje.

Related Articles